Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore që prej shtatorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë, stafi mjekësor ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus.
Po si paraqitet situata në spitale?
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.