Kryeministri Edi Rama kishte veshur një palë atlete të personalizuara me logon e PS-së dhe numrin 12, që është numri rendor i Partisë Socialiste në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.
Atletet janë një prodhim shqiptar nga gratë e fabrikës së këpucëve në Berat, të cilat kryeministri Rama i falënderoi.
“Made in Albania – Faleminderit grave duararta të fabrikës së këpucëve Berat”, tha Rama, ndërsa ndan foton e atleteve.
ADVERTISEMENT