Mediat e huaja kanë raportuar se të gjithë anëtarët e e familjes Mbretërore do të veshin kostum të zi të thjeshtë në varrimin e Dukës së Edinburgut, Princit Philip, që do të mbahet këtë të shtunë.
Ky vendim është marrë nga vetë Mbretëresha në mënyrë që funerali të paraqesë një front të bashkuar familjar.
Si një ish-kapiten me Kalorësinë e Familjes, Princi Harry ka të drejtë të veshë vetëm një kostum të thjeshtë, me çdo medalje që është dhënë gjatë detyrave të tij ose nga Mbretëresha.
Mbretëresha ka vendosur që, për të ruajtur unitetin familjar dhe për të kursyer Harryn nga çdo poshtërim publik, të gjithë do të vishen njësoj.
Ky gjest është një shprehje e tolerancës publike për Harry-n pas intervistës së bujshme me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, ku hodhën akuza të rënda për familjen Mbretëore.