Moderatorja Ilda Bejleri, në muajt e parë të vitit të kaluar, u shkëput nga televizioni. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë!”, tha ajo e pyetur për arsyen e largimit të papritur.
Përmes një bisede në “Instastory” me ndjekësit, Ilda ka zbuluar se do të rikthehet në ekran më një program të sajin.
Do rikthehem si autore/ moderatore me një program timin!”, ka shkruar Ilda, pa zbuluar më shumë detaje. Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura.
Ajo po përgatitet për rikthimin ashtu siç e kishte ëndërruar: një studio të gjithën për vete dhe një program që mban autorësinë e saj.
Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua tregoi ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruante: “Shihemi së shpejti!”.