Aktiviteti është i mbyllur sepse bashkia është në zonë të kuqe. Një protestë për të pohuar të drejtat e tyre. Operatorët e tregut në zonën publike përpiqen ta ngrejnë zërin e tyre që të dëgjohen. Këtë mëngjes në parkingun e tregut në rrugën “Vaccarella” në Carbonara, në Bari Itali, tregëtarët hapën tezgat e tyre. Në vitrina nuk kishte mallra, por parulla që përshkruanin situatën e tyre në të cilën ndodhen.
“Artikujt në supermarkete apo qëndra tregëtare mund të mbahen që të tregëtohen më vonë, por artikujt e merkatos jo. Ne kemi përjetuar kriza të një pas njëshme gjatë kësaj periudhe me mbylljet e mëdha dhe gjithë malli që ne tregëtojmë ka shkuar dëm. Ne jemi realist, sepse ndërsa ne jemi mbyllur jeta vazhdon dhe konsumatori do të gjejë mënyra të tjera për të blerë produktet e nevojshme. Ndërsa ne nuk punojmë kemi humbur kontaktet me furnizuesit tanë dhe nëse vazhdojmë kështu ne do të humbasim gjithçka”, thonë tregëtarët.
Protesta shërbeu gjithashtu për të dialoguar me institucionet: dje tregëtarët ju drejtuan Kryetarit të Bashkisë së Barit, këtë mëngjes Institucionit të Prefektit. Në tërësi bizneset po kërkojnë lëshimin e urdhërit që disa komuna të kalojnë në zonën e rrezikut portokalli, pra jo shumë i lartë, gjë e cila do të mundësonte dhe rihapjen e aktivitetin e tregjeve. Në mënyrë të ngjashme, kërkesat iu drejtuan edhe Rajonit të Pulias. //telebari