Mediat kosovare raportojnë në këtë aksident kanë vdekur tre persona. Sipas mediave lokale, të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë. Aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda makinës, e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda mjetit ishin pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.