Kanë filluar ndeshjet e basketbollit shqiptar për Kupën e Republikës. Faza e grupeve të kësaj kupe ka nisur me fitore për djemtë e Teuta Basket, të cilët zhvilluan ndjeshen e parë me ekipin e Elbasanit. Ndeshja është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. Djemtë kanë qënë në avantazh gjatë gjithë lojës dhe fituan me rezultatin bindës 118-67. Djemte e Teuta Basket, përfaqësuesit e basketbollit durrsakë, kanë qenë në avantazh përgjatë gjithë lojës. E veçanta e kësaj ndeshje ishte që skuadra e Teuta Basket aktivizoi në plan të parë lojëtarët e rinj të skuadrës. Ditën e dielë Teuta Basket rikthehet në parket, për tu perballur me skuadrën e Eagles, në ndeshjen e saj të radhës, ndaj i urojmë suksese skuadrës së qytetit.