Policia e Beratit arreston shtetasin me iniciale K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier. Kjo për arsye se kishte ikur pa paguar faturën e karburantit në një pikë karburanti tek Ura Vajgurore.
Berat
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.