TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.
Rama shkruan në “Tëitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste, ndërsa shton se edhe plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.
Postimi i plotë:
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.