Fiorentino Perez dyshohet të jetë iniciatori kryesorë i krijimit të Super Ligës duke dalë hapur kundër rregullave të UEFA-s.
Në një intervistë për spanjollen “El Chiringuito”, Perez gjeti kohë të përgjigjej dhe për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, duke e cilësuar si diçka absurde këtë transferim ku arsyeja kryesore mund të jetë rroga e madhe e portugezit.
“Nuk do të kishte kuptim që Kristiano Ronaldo të kthehej në Madrid”, u shpreh numri një i Real Madridit duke i mbyllur përfundimisht derën yllit portugez.
Deklarata e spanjollit ka bërë bujë pasi u përfol shumë për një rikthimit të CR7 tek Real Madridi, por siç tha dhe Luçiano Moxhi, “Kristiano Ronaldo do të qëndroje tek Juventusit pasi asnjë ekip nuk mund t’ia paguajë rrogën për momentin”.
PANORAMASPORT.AL