Autoritetet greke kanë arrestuar shtetasin shqiptar Spiro M., 60 vjeç, pasi mesnatën e 7 prillit dyshohet se i hoqi aparatin respirator një 76-vjeçari grek me inicialet E. S. I moshuari ishte i intubuar me koronavirus, ndërsa shqiptari, i shqetësuar nga zhurma e aparatit, ja heq, duke i shkaktuar vdekjen.
Ai u la në paraburgim dhe sipas informacionit, mësohet se shqiptari këmbënguli në versionin e tij origjinal se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë ai nuk mund të jepte shpjegime bindëse se si u gjetën gjurmët e gishtit të tij në pajisjen mbështetëse të respiratorit, që ai kishte hequr, duke rezultuar në vdekjen e pacientit 76-vjeçar.
Specialistët mjeksor të cilët kryen autopsinë, sipas informacionit, zbuluan se viktima kishte pneumoni, ndërsa nuk u zbuluan dëmtime në trupin e tij.