Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.
Autoritetet kanë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”.
Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,
G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,
D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,
D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.
Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.
Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.