Ka ndërruar jetë nga Covid-19 babai i ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj. Bëhet me dije se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohej për Covid-19.
Gjendja e tij së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj:
Miq, dashamirës dhe të afërm!
Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë