NAPOLI
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, të akuzuar si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016.
Në pranga ka rënë i riu Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në shtetin italian. Mësohet se 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.
Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nicë të Francës, humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.