Ambasadorët e BE, Suedisë, Italisë, Sllovenisë, Spanjës si edhe OKB-së kanë reaguar nëpërmjet një video-mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit.
Ata bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.
Gjithashtu i bëjnë apel qytetarëve që të mos e shesin votën.“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja me rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë”, thuhet në videomesazh.