Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, është tepër aktiv në rrjetet sociale. 37-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me postimet e tij në “Instagram”, teksa ka “prezantuar” pas më shumë se 10 vitesh ish-in. Cana ka luajtur shumë bukur me fjalët e tij, duke krijuar fillimisht konfuzion.
Por menjëherë pas këtij postimi vjen edhe arsyeja e vërtetë që e frymëzuan Lorikun që të bënte dedikimin e dashurisë. Nuk bëhet fjalë për të dashurën, por për makinën e tij tip “Porche” që e kishte në garazhd.
“Dua të ndaj me ju diçka të veçantë që më ndodhi mua sot, me të gjithë ju. Unë pashë pas më shumë se 10 vitesh një ish-in tim. E di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh mu rikthyen. Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me emrin tim në të… shpresoj të të shohë një ditë. Më mungon!”, ka shkruar Cana.
PANORAMASPORT.AL