Babai i Gigi Hadid, Mohamed Hadid, ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale ku ka treguar 20 gjëra që ne nuk i kemi ditur më parë për modelen. Ai ka ndarë një seri fotosh në Instagram dhe ka treguar se Gigi Hadid ka arritur gjithçka në jetë me forcat e saj.
“Cilat janë 20 gjëra që ju nuk dinit për Gigi Hadid? 1. E Bërë vetë (self made) nuk ka marrë kurrë asnjë dollarë të vetëm nga prindërit e saj. 2. Nisi modelingun për Baby Guess që kur ishte në moshën e Khai-t. 3. Ajo ishte pretendente e re e volejbollit olimpik. 4. Ajo ka qenë pretendente olimpike për hipizëm dhe ka fituar qindra vende të para në kampionatet kombëtare dhe vazhdon ende të kalërojë edhe sot. 5. Ajo u pranua nga Universiteti i New York-t në degën psikologji kriminale ligjore pas shkollës së mesme. 6. Ajo ka numrin më të madh të kopertinave në revistën Vogue rreth 50. 7. Është ambasadore e Unicef USA dhe e Lindjes së Mesme dhe Azisë Juglindore. Vazhdon”, shkroi Mohamed Haid në postimin e tij.
Mirëpo disa fansa i janë kthyer kundër për faktet që ai ka shkruar, duke u shprehur se Gigi Hadid nuk është një model i bërë vetë. Fansat thonë se ajo ka pasur privilegjin të ketë prindër të njohur e të pasur që kanë ndikuar shumë në rrugëtimin e saj.
“E bërë vetë? Më shumë e lindur me privilegje do të thosha unë”, ka shkruar një ndjekës.
“E bërë vetë? Mamaja e saj është modele, gjë që është e vetmja arsye që ajo nënshkroi kontrata njësoj si Bella. Ti je një biznesmen i pasur, që ka ndërtuar rezidenca kudo në BH dhe Bel Air… ajo ka lindur me para”, ka shkruar dikush tjetër.
Kujtojmë se në vitin 2018-të, Gigi Hadid u rendit e shtata në listën e Forbes për modelet më të paguara në botë me 9.5 milionë dollarë fitime.