Gjykata Administrative shpall mos-kompetencën për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për karantinimin e emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia. Gjykata Administrative e ka kaluar çështjen në Apel, i cili me shumë gjasa do e kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.
LSI ankimoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që vendosën karantinim dy javor për emigrantët. Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.