DashiGjatë këtij muaji Urani do vërë në pikëpyetje bindjet tuaja. Pavarësi e së djeshmes do eklipsohet në të mirë të romancës dhe zemrat tuaja do pushtohen nga emocionet. Shumë nga dëshirat do ju plotësohen, do flisni më shumë, do shkruani më shumë dhe do eksperimentoni. Duke qene edhe më të hapur mund të privilegjoheni edhe si beqarë. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgim kështu që duhet ta bëni çdo gjë me kujdes. Nga data 1 deri më 13 Merkuri do ju informojë dhe Venusi dhe ju nxitë të përshtateni më mirë me çdo gjë. Në datën 17 do jeni edhe më optimistë për të përfunduar misionin. Moralisht dhe fizikisht do ndiheni mirë gjatë gjithë muajit. Do jeni më energjikë dhe do keni dëshirë të udhëtoni.
Demi
Gjatë këtij muaji do mendoni se do keni çdo gjë nën kontroll, por në fakt pas datës 16 situata do ju shpëtojë nga duart. Mundet edhe të distancoheni goxha nga ai që keni në krah, por për fat të mirë nuk do ketë ndarje përfundimtare. As ata që janë vetëm nuk do kenë fat pasi planetët do ua bëjnë çdo çast të paqëndrueshëm. Në punë do ndërmerrni iniciativa që ditët e para dhe presioni do ju shtyje të guxoni çdo gjë. Sapo të përfundoni misionet do ju dalin të tjera. Shumica e planeve do mund të realizohen pas javës së dytë. Shëndeti duhet të ketë më shumë përkujdes. Mundohuni të mos stresoheni dhe të ushqeheni sa më mirë. Bëni lëvizje me biçikletë ose merruni me palestër.
Binjakët
Xhelozia dhe konfliktet nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj gjatë këtij muaji. Deri në datim 19 Venusi do sjellë harmoni, bashkëpunim dhe ëmbëlsi në jetën tuaj sentimentale. Data 17 dhe 31 do jenë më seksualet dhe më emocionueset nga të gjitha. Ata që janë vetëm mund të ndihmohen nga disa të afërm dhe do mund të takojnë persona me të vërtetë impresionues. Në punë ka rrezik të merrni vendime të nxituara dhe pa reflektuar çka do ju çojë në gabime. Pas datës 17 edhe kolegët do ju gjykojnë shumë, por në datën 30 diçka shumë e mirë do ndodhë. Do keni edhe me pak probleme financiare. Shëndeti ka për të qenë disi më i mirë, pasi stresi do fillojë të bjerë dhe nuk do keni më urinë e dikurshme.
Gaforrja
Xhelozia dhe konfliktet nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj gjatë këtij muaji. Deri në datim 19 Venusi do sjellë harmoni, bashkëpunim dhe ëmbëlsi në jetën tuaj sentimentale. Data 17 dhe 31 do jenë më seksualet dhe më emocionueset nga të gjitha. Ata që janë vetëm mund të ndihmohen nga disa të afërm dhe do mund të takojnë persona me të vërtetë impresionues. Në punë ka rrezik të merrni vendime të nxituara dhe pa reflektuar çka do ju çojë në gabime. Pas datës 17 edhe kolegët do ju gjykojnë shumë, por në datën 30 diçka shumë e mirë do ndodhë. Do keni edhe me pak probleme financiare. Shëndeti ka për të qenë disi më i mirë, pasi stresi do fillojë të bjerë dhe nuk do keni më urinë e dikurshme.
Gaforrja
Këtë muaj do jetë e vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe në shumë momente do ndiheni të turbullt. Mundohuni që të paktën deri më datën 20 të mundoheni të flisni sa më hapur që të mundeni sepse në të kundërt gjërat do marrin tatëpjetën. Java e fundit do jetë e mbushur me më shumë çaste të lumtura pasi do jeni përherë aktivë dhe të përkujdesur. Beqarët do favorizohen më shumë pas datës 16. Për punën muaji do jetë i ndarë në dy periudha. Deri në datën 13 nuk do jeni shume të organizuar dhe mund t’iu dalin vështirësi të njëpasnjëshme, ndërkohë që pas datës 16 do jeni më ambicioze dhe të pushtetshëm. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por jo shumë problematike.
Luani
Këtë muaj do jetë e vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe në shumë momente do ndiheni të turbullt. Mundohuni që të paktën deri më datën 20 të mundoheni të flisni sa më hapur që të mundeni sepse në të kundërt gjërat do marrin tatëpjetën. Java e fundit do jetë e mbushur me më shumë çaste të lumtura pasi do jeni përherë aktivë dhe të përkujdesur. Beqarët do favorizohen më shumë pas datës 16. Për punën muaji do jetë i ndarë në dy periudha. Deri në datën 13 nuk do jeni shume të organizuar dhe mund t’iu dalin vështirësi të njëpasnjëshme, ndërkohë që pas datës 16 do jeni më ambicioze dhe të pushtetshëm. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por jo shumë problematike.
Luani
Ky do jetë një muaj goxha i bukur për ju të gjithë. Nga data 1 deri më 19 emocionet kanë për të qenë më të forta. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe ditët festive do shtohen. Tradhtitë nuk do ndodhin më, përkundrazi do shtohen momentet që do kaloni me atë që keni në krah. Duke u larguar gjithmonë nga rutina do shtohen edhe më shumë dëshira për të jetuar. Në punë do keni shumë kujdes dhe do ecni përpara çdo javë e më shumë. Do ju bëni ballë edhe sfidave që do ju dalin para. Në datën 20 Marsi do ju krijojë edhe një mundësi të shkëlqyer. Për shëndet më të mirë duhet të jeni të logjikshëm fillimisht sepse truri komandon dhe trupi bindet. Mund të keni dhimbje koke, reaksione alergjike dhe pagjumësi.
Virgjëresha
Këtë muaj do keni vetëm një ide në kokë: të përfitoni sa më shumë nga çdo moment. Në jetën tuaj në çift do ndiheni më të lirë dhe do i shprehni pafund ndjenjat. Pas datës 20 do merrni edhe më shumë dashuri nga ai që keni në krah. Beqarët do preferojnë të joshin vetë dhe nuk do pranojnë kur disa persona t’i ngacmojnë e t’iu kërkojnë një lidhje. Për punën ky do jetë muaji më i favorshëm dhe me më shumë sukses. Që javët e para do fillojnë përmirësimet, por dy javët e fundit do jeni edhe më të vëmendshëm dhe kreativë. Gjendja shëndetësore do jetë e ekuilibruar dhe me më pak stres. Nuk do ndieni më asnjë nga shqetësimet e dikurshme.
Peshorja
Këtë muaj do ndiheni edhe më të lirë për t’u dashuruar. Deri në datën 19 shprehini sa të mundni dëshirat sepse ai që keni në krah mundet t’ua plotësojë një e nga një. Mund të bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër që do rikthejë pasionin. Ata që janë vetëm duhet të ndërmarrin edhe iniciativa nëse duan të ndryshojnë statusin. Në punë këtë muaj do ju duhet të bëni zgjedhje. Deri në datën 13 mund të jeni paksa konfuzë, por gjërat do qartësohen pas datës 18 kur do fillojnë edhe projekte origjinale. Shëndeti nuk ka për të qenë perfekt, por duke u marrë me më shumë aktivitet fizik gjendja mundet të përmirësohet. Kujdesuni më tepër për veten tuaj.
Akrepi
Ajo që ju acaron edhe mund t’iu pëlqejë këtë muaj. Shumë gjëra të partnerit do ju irritojnë, por ndërkohë nuk do doni të ndaheni prej tij. Më e mira është të flisni sa më hapur sepse po nuk u sqaruat gjërat do ecin keq e më keq. Reflektoni dhe më pas veproni. Beqarët do kenë një periudhë plot ngjyra dhe risi. Në punë nuk do keni çfarë të humbisni kështu që tentoni, rrezikoni dhe lëreni veten të lirë. Në javën e fundit Jupiteri dhe Neptuni do ju favorizojnë. Ata që kanë shpirt artisti do jenë disi më të privilegjuar. Shëndeti nuk doket probleme serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël që do vijë nga lodhja. Në përgjithësi do jeni goxha rezistentë.
Shigjetari
Marsi do stimulojë dëshirat gjatë këtij muaji dhe do keni dëshirë të eksperimentoni. Do e ledhatoni, do e dashuroni dhe e mbani më pranë atë që keni në krah. Në disa momente tundimi mund të ekzistojë, por do e tejkaloni pa prishur marrëdhënien. Beqarët duhet të presin muajin tjetër për ndryshimet e pritura sepse ky nuk do jetë me aspak fat. Në punë do zgjerohet edhe më shumë fusha e aktivitetit. Po u treguat të matur, rigorozë dhe po vutë prioritete gjithçka ka për t’iu ecur mirë. Javën e dytë do vihen edhe më në pah aftësitë tuaja. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mund të keni irritime të lëkurës, probleme me gjumin dhe çrregullime me oreksin.
Bricjapi
Këtë muaj do ketë lajme të mira për ju. Deri në datën 13 do keni një jetë të qetë, por më pas do ndiheni më të lirë dhe romantizmi do rikthehet fuqishëm. Do mendoni të bëni ndryshime rrënjësore nëse jeni në një lidhje dhe do ndiheni më të përmbushur shpirtërisht. Nëse jeni vetëm ditët më me fat do jenë gjatë javës së tretë. Duhet të keni më tepër besim tek vetja. Në punë nuk do keni shumë fat nga yjet, por do jeni ju vetë që do bëni çdo përpjekje për të arritur majat. Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Priten nënshkrime kontratash në datën 14 ose 16. Shëndeti ka për të qenë përgjithësisht i mirë. Përveç disa momenteve nervoze javën e parë, dinamizmi do ju shoqërojë gjithë muajin.
Ujori
Ky muaj nuk do jetë shumë pozitiv. Shpesh do gjendeni në dilema të vështira. Humori do ju ndryshoje gjithë kohës dhe herë do dashuroheni pa dorashka e herë do ziheni e do mërziteni me partnerin. Deri në datën 15 do jetë periudhe shumë e paqëndrueshme. Bëni pak më shumë lëshime nëse doni që gjërat t’iu ecin më mirë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për ndryshime të mëdha. Në punë deri javën e dytë do vazhdoni çdo gjë me qetësi dhe pa probleme. Më vonë rreth datës 20 do përballeni me padrejtësi dhe do bëni të pamundurën t’i luftoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi apo problemi sado të vogël.
Peshqit
Mbaroi periudha kur ëndërronit ndryshime të cilat nuk ndodhnin kurrë. Këtë muaj do joshni edhe vetë, do tentoni dhe do inkurajoni gjërat e reja. Marsi do iu japë energjinë dhe dëshirën për të provuar kënaqësi të reja. Beqarët nuk duhet të refuzojnë me sy mbyllur ftesat që do iu bëhen sepse do pendohen. Koherenca e yjeve do bëjnë që edhe në punë të keni sukses. Javën e parë do bëni shumë përpjekje dhe pas javës së dytë do merrni frytet e tyre. Organizimi është një tipar për t’u vlerësuar. Shëndeti d vijë javë pas javë duke u përmirësuar. Do ndiheni më pak të stresuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi nga barku apo nga zemra