Policia e Beratit ka arrestuar dy shtetas në Berat pasi akuohen, për dhunë ndaj prindërve të tyre.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.
Poliçan/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psiokologjike ndaj babait të tij.