Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët.
Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve që futen në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar.
Ndërsa vendimi erdhi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, LSI bëri kërkesë për ta rishikuar, duke e cilësuar vendimin si politik.
Pas shqyrtimit të kërkesë, Apeli Administrativ ka hedhur poshtë pretendimin e LSI.