Kryeministri i vendit, Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda, kanë votuar pak minuta më parë në shkollën “Ymer Lala” në Surrel
Pas procesit të votimit, kryeministri i vëndit foli para mediave, ku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë.
“Sot është një ditë shumë e bukur. Një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Mos të harrojmë se jemi një familje e madhe ne të njëjtin atdhe.
Askush mos të harrojë që demokracia është një sport pa spektatore dhe secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajnë me votë. Kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, tha Rama.