Kryebashkiakja e Durrësit, Sako ka votuar pak më parë në një nga qendrat e votimit në shkollën “Jan Kukuzeli”.
Në rrjetin e saj social në “Facebook” Sako u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, të votojnë masivisht.
Ndërkoh ajo shihet e shoqëruar përkrah burrit të saj.
“Duke votuar.
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse pjesëmarrja në votim është mundësia dhe e drejta për të vendosur të ardhmen e vendit tonë.”, shkruan ajo.