Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.
Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 222,816 vota, e pasuar nga PD-AN me 176,928 vota. LSI deri më tani ka marrë 31,898 vota, kurse PSD 9,391. Nisma Thurje deri më tani ka 2,699 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje 943.
Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.
Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve.
Në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 13,915, PS ka 9,308, LSI ka 3,054 dhe PSD 4,593.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 8,740 Vota, PS 7,673, LSI 1,496 dhe NTH 241 vota.
Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 13,866 vota e ndjekur nga PS me 7,742 vota. LSI 34 ka vota dhe ADR 183 vota, LN 176 vota, PSD 93.
Dibër
Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 11,437 vota, PD 10,778 vota, LSI 1,810 vota dhe PAV 235 vota.
Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 12,409 vota e ndjekur nga PD me 9,151 vota. LSI ka siguruar 1,445 vota dhe PLDSH 92 vota.
Tiranë
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 45,345 vota. PD ka 35,182 vota, LSI 5,793 vota dhe PSD 2,887 vota.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 34,751 vota e ndjekur nga PD me 22,892 vota dhe LSI me 3,208 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 702 vota.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 31,271 vota, PD 22,279 vota, LSI 3,877 dhe PLDSH 385 vota.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 10,532 vota e ndjekur nga PD me 5,705 vota dhe LSI me 2548 vota. Ndërkohë PSD ka 100 vota.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 16,444 vota e ndjekur nga PD me 13,989 vota dhe LSI me 2,611 vota. Ndërkohë PSD ka 368 vota.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 23,014 vota e ndjekur nga PD me 13,133 vota dhe LSI me 2,707 vota.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 11,411 vota, PD 5,970 vota, LSI 2,800 vota dhe PSD-ja 252 vota.
Top Channel