Po i afrohemi numërimit të mbi 30% të kutive të votimit në rang vendi, tashmë partitë kanë dhënë sinjale se mund ta bllokojnë atë, duke e zvarritur dhe mos e dhënë rezultatin përfundimtar brenda 48 orësh.
Një praktikë që njihet në këto zgjedhje, pasi edhe në zonën Paskuqanit, por edhe në disa bashki është bllokuar procesi i numërimit me argumentin se kanë kohë. Ndërkohë që procesi i numërimit të votave është bllokuar në Korçë.
Për këtë situatë ka reaguar dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi duke i kërkuar partive politike që ti përmbahen premtimit për mbylljen në kohë të procesit të numërimit.
“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave, Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”, shkruan Celibashi në rrjetet sociale..