Përmes një deklarate Tom Doshi ka shpjeguar mbështetësve të tij përse hoqi dorë nga mandati.
Deklarata e plote
Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq,
Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet.
Ma së pari asht e rëndësishme t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.