Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Velia, doli në një prononcim për mediat ku u shpreh se “kemi thyer një rekord, kemi fituar 65% Bërzhitën” dhe “Dajtin e kemi zbritur me një super fitore me 52%”.
“Një njësi rurale e Tiranës që në shumicën e këtyre viteve të tranzisionit ka qenë e djathtë. Kemi thelluar rezultatin tonë nga 55% herën e fundit“, theksoi Veliaj, i cili edhe në këtë dalje për mediat kishte një apel për numëruesit e opozitës që të vijojë procesi pa vonesa.
“Të gjithë janë të lodhur të gjithë kanë qenë në fushatë por dua t’ju kutjoj që numëruesit tanë janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre e kuptoj që disa kanë qejf gjumin s’mund të kërkosh pushim me 3 orë numërim, ju lutem me dorë në zemër numëruesve të PD”, tha drejtuesi politik i Tiranës.