Kryeministri Rama njoftoi se pasditen e sotme, PS do të festojë në sheshin “Skënderbej” fitoren e madhe të 25 Prillit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri shkroi: “Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”.
Nga fotot duket qartë se gjithçka është gati për ditën më të rëndësishme të socialistëve. Ajo që vihet re është se karriget e vendosura janë kuqezi, si një mesazh për të treguar se fitorja është e gjithë shqiptarëve.
Deri më tani, PS ka siguruar 74 mandate, ndërsa janë numëruar 94% e kutive të votimit.