I ftuar në “Wake Up”, Blerim Gjeladini nga “Terra Data Analytics” bëri të ditur shifrat që kanë shpenzuar partitë politike për fushatën elektorale online.
“Organizmi i fushatës dixhitale nga PS ishte më profesionale. Ishte e përqendruar vetëm në partinë, kontenti ishte shumë i mirë, sepse nuk mjafton vetëm shpenzimi i parave, por edhe përmbajtja.
Në total PD, të gjitha kandidatët e saj kanë shpenzuar 96 mijë dollarë. PS ka shpenzuar 114 mijë dollarë, në total kandidatët dhe partia. Prej partive të vogla, kontentin më të mirë e ka pasur Lëvizja për Ndryshim”, tha Gjeladini.