Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se të hënën pikërisht për hapat që do të ndërmerren pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.
Në këtë mbledhjen pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.
Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor.
Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual të parlamentit. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.
Megjithatë socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative.
Top Channel