Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thyer rekordin historik të votave të PS në Njësinë 9, me 13 131 vota.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur po nga Manastirliu në vitin 2017 me 12 518 vota. Kjo zonë tradicionalisht e djathtë ka zgjedhur serish të votojë PS dhe të majtën. Përballë Manastirliut ishte deputetja e PD, Albana Vokshi.
Manastirliu është renditur e gjashta më e votuar nga deputetët e qarkut të Tiranës me mbi 9 mijë vota.
ADVERTISEMENT