ADVERTISEMENT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.