ADVERTISEMENT
Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Karantina e detyruar për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia e vendosur nga Komiteti Teknik e Ekspertëve për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme (3 maj).
Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri konfirmoi 2 javë më parë masën e re në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), që përfshinte karantinën për personat që hynin në Shqipëri nga dy shtetet fqinjë.