Sefidin Xhemaj 15-vjeçari shqiptar i lindur dhe rritur në Austri, ka shkëlqyer në ‘The Voice Kids’ në Gjermani.
Ai ishte pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar zemrat e shumë personave, të cilët shpresonin që ai të fitonte.
Sefidini ishte i ftuar sot në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej te zëri dhe emocionet.
“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.
Ndërsa, nëna e djalit, Mirnete Xhemaj u shpreh: “Kemi qenë shumë të emocionuar dhe shumë krenarë të shihnim djalin tonë në një skenë aq të madhe”.