Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë.
Autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore.
Aludohet se punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Gazetarja Bezat sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe foton e motorit, që kanë përdorur autorët gjatë grabitjes, dhe që e kanë braktisur pak metra më tej, pasi janë përplasur me një makinë.
Siç shihet në foto, motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.