Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.
Astronomi Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga Nju Jorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re.
Sipas raportimeve raketa 30-metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me një shpejtësi 6km/s.