Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë thirrje të hapen kutitë e votimit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai apelon që çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit.
Postimi i tij
Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.