Një dokumentar i BBC-së, ka zbuluar së fundmi se substanca e quajtur Apetamin po reklamohet nga influencuesit e rrjeteve sociale si një mënyrë për të rritur në një formë ekstreme të pasmet.
Ky ilaç përmban ciproheptadinë, një antihistaminë që stimulon oreksin dhe çon në shtim në peshë. Sidoqoftë, efektet anësore përfshijnë lodhje dhe dëmtim të mëlçisë.
Për këtë arsye, zyrtarë të lartë të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar) i kanë bërë kërkesë kreut të Instagramit që faqja e internetit të mbyllë llogaritë që rekomandojnë ose përpiqen të shesin këtë ilaç. Ata thanë se ilaçi mund të shkaktojë ‘dëm serioz’.
“Ne jemi të shqetësuar për ndikimet në shëndetin fizik dhe mendor të promovimit të këtij ilaçi dhe ju kërkojmë ta largohen këtë përmbajtje të rrezikshme nga rrjetet sociale”.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të qartë se Apetamin është një ‘ilaç i paautorizuar i cili nuk duhet të shitet, dhe që reklamohet pa licencë’. Por një kërkim i shpejtë në internet zbulon dhjetëra profile që ende reklamojnë produktin për miliona përdorues potencialisht – pavarësisht se shumë prej tyre janë raportuar.
“Mirëqenia e komunitetit tonë është përparësia jonë kryesore dhe blerja dhe shitja e barnave jo-mjekësore ose me recetë është rreptësisht në kundërshtim me politikat tona. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me zbatimin e ligjit dhe të rinjtë”, u shpreh një zëdhënës i rrjeteve sociale.
icon/