Ministrja Manastirliu e ka cilësuar si të qëndrueshme dhë nën kontroll situatën epidemiologjike në Shqipëri.
Manastirliu njoftoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë vendosur që të hapen “pjesërisht” Universitetet si dhe të hiqet karantina për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Gjithsesi, orari i lëvizjes për qytetarët nuk do të ndryshojë, çka do të thotë se orari i lejuar i lëvizjes do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00.
“Këtë vit ia kemi dalë që falë strategjisë tona dhe masave të marra, të kemi këtë gjendje që kemi sot, ku situata është në kontroll. Jemi duke vijuar me fushatën e vaksinimit masiv. Në vendin tonë kanë mbërritur mbi 748 mijë doza. Kemi mbi 537 mijë të vaksinuar, ku 100 mijë prej tyre me dy dozat
Nisur nga situata epidemiologjike, Komiteti i Ekspertëve ka rivlerësuar masat e marra në disa javë më parë dhe ka bërë një vlerësim për situatën në Greqi dhe Maqedoni, ku vihet re një një përmirësim. Prandaj është hequr karantina për qytetarët që vijnë nga këti dy vende. DO lejohet hapja e autidorevë për procesin e konsultimeve dhe provimeve, duke siguruar zbatimin rigoroz të protokolleve shëndetësore. Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera. Ndalimi i lëvizjës do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.”, tha Manastirliu.