Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pritet të jetë gati një tjetër qendër e re e kardiokirurgjisë.
Kryeministri Rama, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se investimi i realizuar nga qeveria shqiptare do të zgjerojë mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira të zemrës, falas për rreth 400 pacientë në vit.
Ndërsa shprehet se kjo është qendra e dytë publike e kardiokirurgjisë në vend, gjithashtu thekson pavarësisht pandemisë, puna ka vijuar dhe do të vijojë për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.
Postimi i Ramës
Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore. Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.