Mos braktisja e projektit të Superligës Europione, mund t’i kushtojë shtrenjtë Juventusit, Real Madridit, Milanit dhe Barcelonës një përjashtim dy-vjeçar nga Champions League dhe Europa League.
Sipas ESPN, presidenti Çeferin dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, shumë shpejt do t’u komunikojnë të gjithë klubeve që nuk kanë dalë ende zyrtarisht nga akordi i Superligës këtë vendim drastik.
Klubet që nuk janë tërhequr, të udhëhequr nga Juvja e Reali, po bëhen gati për betejë ligjore, për të evituar sanksionet e UEFA-s, në një çështje që mund ta kthejë futbollin më shumë një çështje gjykate sesa fushe .
Por Çeferin është i qartë se ndryshimi i rregulloreve si fillim do t’ua bëjë të pamundur ndarjen e mëvonshme. Gjatë këtyre ditëve, Çeferin ka pasur bisedime me 10 nga klubet pjesëmarrëse në plan, duke evituar Realin dhe Juventusin që cilësohen si organizatorët.
Si fillim, mendohet se Ceferin ka gjetur akordin me 7 nga klubet. Këtu përfshihen të gjithë anglezët dhe Atletiko Madrid, të cilat kanë nënshkruar dokumentet e tërheqjes dhe kanë nisur procedurën ligjore. Teksa pritet një marrëveshje e afërt edhe me Interin. Pritet me mjaft interest të mësohet se cilat do të jenë hapat e radhës.
PANORAMASPORT.AL