Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për të miratuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidenti Meta.
Sipas raportimeve, mazhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur që të miratojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, ky kryetar do të jetë Alekt Hyseni dhe nënkryetar Myslim Murrizi.
Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, vetëm Klotilda Bushka do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit pasi të tjerët nuk kanë marrë asnjë mandat në 25 prill.
Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Kryetar
Alket Hyseni
Nënkryetar
Myslym Murrizi
Sekretar
Klotilda Bushka
Anëtarë
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind Çarçani
Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi
Kujtojmë se kjo është tentativa e dytë e PS për taë larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit me akuzën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës gjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.