Mjeku i njohur Kalo ka dhënë një lajm të mrekullueshëm sot. Në një postim në rrjetet sociale, mjeku shkruan se prej 24 orësh, për herë të parë që nga Marsi i 2020-tës, në urgjencën e infektivit nuk është paraqitur asnjë pacient i infektuar nga Covid.
Kalo shkruan për një “fitore” ndaj covid, pasi situata duket pozitive. Megjithatë Kalo thotë se ka ende pacientë që po përballen me pasoja të rënda të Covid në spitale, apo banesë, dhe fton të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave të higjenës, distancimit apo mbajtjes së maskës aty ku është e nevojshme.
“Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020….Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë…. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorzuar…Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja KURRË të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm….”