Nejmar do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së edhe për të ardhmen, pavarësisht zërave që e lidhin brazilianin me skuadrën e Barcelonës.
Sipas “L’Equipe” sulmuesi ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG-në, e cila do e mbajë të lidhur me klubin francez deri në verën e vitit 2026. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Shuhen kështu të gjitha shpresat e tifozëve të Barcelonës, të cilët ëndërronin ta shikonin përsëri edhe njëherë Nejmarin me fanellën e skuadrës së tyre.
Në fakt këtë e kishte njoftuar para pak ditëve edhe presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ndërsa tashmë është arritur edhe marrëveshja mes palëve.