Don Xhoni është reperi më i ri, i cili mori famë të madhe me freestyle-in “Make a pose” që është bërë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë. Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë ë kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.
Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, ai ka lajmëruar ndjekësit për publikimin e freestyle-it të tij më të ri. Reperi ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar:
“I don’t miss! 15.05”, duke lënë të kuptohet se ai do të vijë shumë shpejt me projektin e tij më të ri që padyshim do të kthehet menjëherë në një hit.
Ditë më parë reperi bëri të ditur se do të lancojë një ‘freestyle’, i cili nuk do të jetë ‘diss’, por i bazuar në fakte.
Kujtojmë se projekti i parë për këtë vit i Don Xhonit mban titullin “Maffia”.
Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.
Ky projekt është pritur me padurim nga fansat dhe është pëlqyer shumë, aq sa ka thyer redorde pak ditë pas publikimit.