Lajmi se Tuna u bë nënë për herë të dytë ka surprizuar jo pak persona pasi këngëtarja e ka mbajtur në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj.
Për më tepër, Patrisi dhe Tuna kanë qenë në fokus të vëmendjes gjithë këto kohë pasi është përfolur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes dhe kjo ishte një arsye më shumë për t’u habitur.
Ndërkohë që rrjeti ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur, Berisha publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:
“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.
Me këtë reagim të tij, Patrisi iu dha një përgjigjje të gjithë aluduesve.
Kujtojmë se lajmin se dyshja ishin ndarë, e përforcoi dhe më shumë Tuna, e cila vendosi të thyejë heshtjen me disa postime në rrjetin social, Facebook, si një përgjigje për ish-partnerin e aj.
Në qendër të këtyre postimeve, ishin tiparet e narcistëve që mesa duket Tuna hedhi kunja dhe ia “veshi” Patrisit.
“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë”, shkruhet në postimin e parë të këngëtares.