Partia Demokratike ka reaguar menjëherë ndaj ftesës së Ramës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në rast se Gjykata Kushtetuese e shkarkon atë.
Për të këtë proces Rama ka deklaruar se nuk do ta zgjidhte pa PD-në, duke hapur kështu rrugën e nisjes së negociatave.
Por PD-ja ka refuzuar të jap konsensusin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, si frut i ndonjë negociate në tryezë mes PS dhe PD.
“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.
Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, deklaron zyrtarisht PD-ja.
Partia më e madhe e opozitës e ka cilësuar kështu këtë ofertë të Ramës si një diversion që synon të largojë vëmendjen sipas saj të masakrës elektorale të 25 prillit.