Policia ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen e ndodhur në qytetin bregdetar.
Policia njofton se në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘BMW’ me drejtues shtetasin Bledar Bircaj rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.