Balerini i njohur, Graciano Tagani ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Why Not” se po jeton një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën.
“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.
Edhe pse ai zgjodhi që të mos e bëjë publike emrin e vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova, Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa muajsh në programin maratonë të së dielës në Top Channel, “E Diell”.
Ata ndajnë të njëjtin vend pune, e me siguri aty kanë lindur edhe shkëndijat e parë të fillimit të një historie dashurie.
Lajmi për lidhjen e tyre bëri dje xhiron e rrjetit, por si reagoi Argjira kur të gjithë nisën të flasin për lidhjen e saj me Gracianon.
Moderatorja duket se thjesht ka “pohuar” në heshtje fjalët, teksa ka ndarë në InstaStory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin.
“Njerëzit e mi”- ka shkruar ajo krahas postimit që na la shumë për të kuptuar.