Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga grabitësit ka tronditur mbarë Greqinë. E reja ishte nënë e një vajze të mitur, e cila për fat nuk u lënduan gjatë grabitjes.
Ndërkohë, një moment prekës është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një oficer policie duke mbajtur foshnjën 11-muajshe në krah.
“Një foto sa një mijë fjalë është kjo me policin që mban në krahë foshnjën e familjes që jetoi momente makthi pas vrasjes tragjike të nënës 20-vjeçare,” ka shkruar presidenti i Unionit të Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis
Bashkëshorti dhe vajza 11-muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur, të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.